Rreth 90 mijë qytetarë në Britani kanë shprehur interesim për strehim të refugjatëve ukrainas

15 mars 2022 | 15:47

Të hënën, 14 mars, Qeveria britanike ka prezantuar skemën e re të refugjatëve, duke iu mundësuar njerëzve në Mbretëri të Bashkuar që të strehojnë refugjatët ukrainas.

Qeveria do t’iu ndihmojë britanikëve me 350 funta në muaj, për secilin person që strehojnë.

Të dhënat e 15 marsit kanë treguar se 88 mijë e 712 njerëz kanë shprehur interesim për strehim në faqen qeveritare.

Rreth 4 mijë e 600 viza u janë garantuar ukrainasve deri të hënën, ka thënë Zyra e Jashtme britanike.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, 17 mijë e 600 njerëz kanë aplikuar për viza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë, nobelisti Orhan Pamuk thotë se autokratët si…