Rreth dy milionë njerëz në protestë

19 gusht 2019 | 12:11

Shiu i dendur nuk i ndali protestuesit anti-Pekin të mbushnin sheshet kryesore të Hong Kongut. Madje dolën më shumë se kurrë, gati 1.7 milionë njerëz ose gati 20% e popullsisë.

Përtej frikës së përshkallëzimit të dhunës dhe ndërhyrjes së ushtrisë kineze që ishte stacionuar pranë kufijve të Hong-Kongut për të përsëritur një Tienanmen të dytë, protesta madhështore u zhvillua paqësisht.

U quajt protesta e çadrave, pasi për shkak të shiut të dendur të pranishmit kishin marrë me vete çadra. Protesta u zhvillua para selisë së qeverisë rajonale të mbështetur nga Pekini. Në vend të sendeve të forta, protestuesit përdorën dritat lazer duke ia drejtuar policëve dhe fasadës së ndërtesës qeveritare.

Prej marsit, qindra mijëra banorë të Hong Kongut protestojnë kundër ligjit që lejon ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ndërkombëtare po vazhdojnë ta monitorojnë cisternën iraniane, e cila…