Rrezikuan jetën gjatë pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve

17 qershor 2021 | 23:13

Rrezikuan edhe shëndetin e tyre duke trajtuar pacientët me Covid-19, por rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja klinikave të SHSKUK dhe QKMF, në trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19, nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Infermierve:

REAGIM

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor e ka pritë me shqetësim lajmin që rreth 360 infermierëve të punësuar nga Banka Botërore, nuk iu është vazhduar kontrata. Puna e tyre ka ndikuar shumë në shërbime më të shpejta dhe më të mira për pacientët. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që kontratat mbi vepër të shëndrrohen në kontrata të rregullta, për shkak së shëndetësia publike ka mungesë të madhe të infermierëve, rrjedhimisht ka nevojë të madhe për infermier. Dhe mosvazhdimi i kontratave do të thotë mbingarkesë e madhe për infermierët.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të gjendet një zgjidhje për këta infermier sa më shpejt që është e mundur.

Sindikata vlerëson dhe falenderon për punën e bërë të këtyre infermierëve gjatë pandemisë.

Kryesia e Sindikatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, pasi…