Holanda mposhti Austrinë, kualifikohet në fazën tjetër

17 qershor 2021 | 22:58

Holanda ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, pasi e mposhti 2-0 Austrinë.

Në “Johan Cruijff Arena”, vendasit e gjetën shpejt golin e epërsisë. Në minutën e 10-të, Alaba shkaktoi penallti dhe nga pika e bardhë Depay realizoi për 1-0.

Holandezët patën edhe dy raste tjera në pjesën e parë, por Depay dhe Wijnaldum nuk arriti t’i konkretizojnë rastet e treguara. Në të 67-tën Malen del mjaft mirë me një kundërsulm të shpejt, teksa në fund shërben Dumfries, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat. Austria rrezikoi përmes David Albas, i cili gjuajti fuqishëm dhe topi shkoi afër portës së Stekelenburg.

Holanda me ketë fitore marrin kreun e Grupit C me 6 pikë, e ndjekur nga Ukraina dhe Austria me nga 3 pikë.

GRUPI C

Holandë – Austri             2-0
Ukrainë – Maqedoni V.   2-1

Tabela

1. Holanda              6 pikë
2. Ukraina              3
3. Austria                3
4. Maqedonia V.   0

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Krasniqi është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për…