Rrëzimi i raketës rrit tensionet mes Norvegjisë dhe Suedisë

27 prill 2023 | 13:06

Raketa kërkimore e lëshuar nga Suedia u rrëzua në një shpat mali në veriun e largët Norvegjisë, në një zonë të pabanuar por që ka rritur  tensionet mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme norvegjeze reagoi e irrituar për incidentin dhe akuzoi Suedinë se nuk e informoi. Korporata Suedeze e Hapësirës e cila zotëron dhe drejton qendrën ka kërkuar falje dhe po heton ngjarjen.

“Rrëzimi i një rakete si kjo është një incident shumë serioz që mund të shkaktojë dëme serioze”, tha Ministria e Jashtme në Oslo.

Ministria nuk mori njoftim zyrtar dhe kur një incident si ky ndodh përtej kufirit, është e rëndësishme që përgjegjësit të informojnë menjëherë autoritetet norvegjeze përmes kanaleve të duhura”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Ragnhild Simenstad.

Raketa arriti një lartësi prej 250 km dhe më pas u ul rreth 40 km në veri-perëndim të territorit norvegjez për shkak të një mosfunksionimi. Si pasojë e rrëzimit nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Raketa, e njohur si Texus-58, është pjesë e një programi evropian të porositur nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Studiuesit janë shprehur se ata shpresojnë se eksperimentet e kryera nga raketa do të kontribuojnë në kalimin nga karburantet fosile në teknologjinë e energjisë së gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka vazhduar me mesazhet e qarta se…