Rrëzohet avioni me 500 kg kokainë

01 gusht 2020 | 19:37

Një aeroplan i ngarkuar me kokainë u rrëzua gjatë ngritjes duke ekspozuar një organizatë krimale me bazë në Melburn, dhe duke çuar në arrestimin e pesë burrave që pretendohen sa kanë lidhje me mafien italiane.

Avioni Cessna, i cili ishte mbushur me më shumë se 500 kilogramë kokainë, u rrëzua ndërsa përiqej të ngrihej në një pistë të shkretë në Papua Guinean e Re. Destinacioni i tij ishte Australia, sipas policisë.

Pesë të dyshuar u arrestuan në Queensland dhe Victoria dhe u akuzuan për tentativë për të trafikuar mbi 500 kilogramë kokainë. Secili rrezikon një dënim maksimal me burg të përjetshëm. Piloti u arrestua gjithashtu dy ditë më vonë, pasi u dorëzua vetë në polici.

Autoritetet thanë që aeroplani kishte fluturuar në Papua Guinea e Re nga qyteti i vogël Mareeba në Queensland të Veriut të Largët, duke fluturuar në lartësi rreth 900 metra për të shmangur zbulimin nga radari.

Sasia e kokainës u gjet të premten pas një kontrolli në zonë. Vlera e saj totale u vlerësua të ishte rreth 80 milion dollarë australianë (57 milion dollarë amerikanë).

Personat e arrestuar – të moshës 31, 36, 31, 33 dhe 61 vjeç – u akuzuan për një sërë krimesh. Njëri nga ata përballet me akuza për drejtimin e veprimtarive të një organizatë kriminale dhe pastrim parash prej mbi 1 milion dollarë australian. Një numër i pasurive me një vlerë totale të vlerësuar prej 3.5 milionë dollarë u sekuestrua nga policia,

Sasia e kapur e kokainës është një nga më të mëdhatë në historinë e Australisë. Në vitin 2016, një ngarkesë kokaine afro 500 kilogram u kap nga oficerët në Neë South Wales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter që u…