Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Siri

03 shkurt 2018 | 18:37

Një aeroplan luftarak rus i tipit, Sukhoi 25 është rrëzuar sot në rajnon Idlib të Sirisë, që kontrollohet nga rebelët, transmeton BBC.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se piloti është larguar para rrëzimit të aeroplanit.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera për të, pasi nuk dihet se cili grup e ka qëlluar aeroplanin apo kush e zënë pilotin.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale paraqesin pamje se aeroplani është goditur, ndërsa në disa të tjera shihen disa pjesë të po të njejtëtit duke u djegur në tokë.

Rusia së bashku me aleatët sirianë ka pasur cak rebelët në këtë zonë.

Trupat qeveritare siriane patën nisur një operacion rreth rajonit Idlib në dhjetor të vitit të kaluar, të mbështetur nga aeroplanët rusë.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 100,000 civilë janë shpërngulur nga kjo zonë.

Humbjet e forcave ajrore ruse kanë qenë të rralla prej nisjes së fushatës së këtij vendi në Siri më 2015.

Mirëpo të paktën pesë persona paten vdekur, pasi një aeroplan ishte rrëzuar në Siri në gusht të vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në ditën…