Rriten tregjet pas paktit për Brexit

17 tetor 2019 | 14:31

Paundi britanik u rrit në nivelin më të lartë në 5 muaj kundër dollarit amerikan, duke ndjekur raportimet se liderët e Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur një marrëveshje për Brexit në minutën e fundit.

Paundi  u rrit  me më shumë se 1% në 1.2988 kundër dollarit amerikan, menjëherë pas lajmit. Euro u rrit gjithashtu me 0.5% kundër dollarit, duke prekur 1.1120. Tregjet e kapitalit në kontinent morrën gjithashtu vrull, duke u rritur me 0.75%, me bankat që ishin performuesit kryesor.

Kryeministri Boris Johnson lajmëroi se ka arritur një “marrëveshje të re madhështore që rikthen kontrollin”. Ç’ka limitoi pak optimizmin e tregjeve financiare ishte deklarata e Partisë Unioniste Demokrate të Irlandës së Veriut, ku shprehu shqetësime se marrëveshja nuk do të fitojë mbështetje në Parlamentin Britanik, shkruan “scantv”.

Menjëherë pas lajmit, lideri i opozitës Jeremy Corbyn, tha se Johnson ka negociuar një marrëveshje akoma më të keqe se ajo e paraardhëses së tij, Theresa May. Sipas tij, mënyra më e mirë për të zgjidhur Brexit është duke i dhënë mundësinë popullit nëpërmjet një vote publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej ndeshjeve më interesante në këtë edicion të Superligës…