
Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan
Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16.7 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas një njoftimi për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i udhëtarëve në total ishte 381 mijë e 458 ose 13.3 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Më tutje, në njoftim është thënë se në muajin maj 2025, numri i udhëtarëve me tren ishte 8 mijë e 491 ose 22,5 për qind më shume sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, sasia e mallrave të transportuara me tren në neto ton ishte zero.
Po ashtu sipas ASK-së, në muajin maj 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 mijë e 478 me një rënie prej 1 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.