Rritet numri i të infektuarve me Covid në Gjilan, kërkohet respektimi i masave

01 mars 2021 | 10:56

Në Komunën e Gjilanit ka rritje të numrit të infektuarve me koronavirus, derisa është bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid.

“Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, që është edhe udhëheqës i Komitetit për menaxhim dhe parandalim të Covid-19 në këtë komunë.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë rezultuar 3 mijë e 773 persona me koronavirus, 3 mijë e 464 prej tyre janë shëruar, ndërsa 111 kanë humbur betejën me virusin.

Në Gjilan janë 200 raste aktive, ndërsa 28 persona me Covid janë të hospitalizuar. Po ashtu janë në pritje të rezultateve 212 persona që janë testuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland do të jetë emri më i përfolur në…