Oferta me bolle për Haalandin

01 mars 2021 | 10:54

Erling Haaland do të jetë emri më i përfolur në afatin kalimtar të verës. Sulmuesi norvegjez është në orbitën e klubeve më të mëdhenj dhe më të pasur të futbollit evropian.

Menaxheri Mino Raiola bëri të ditur se pak klube mund t’i lejonin vetes të paguanin për atë që do të jetë futbollisti më i mirë i në vitet e ardhshëm. E përditshmja angleze “The Sun” ka përcaktuar me saktësi numrin e tyre, teksa bën të ditur se për Haaland ka nisur që tani një ankand i çmendur.

Janë dhjetë klube që kërkojnë dhe ëndërrojnë sulmuesin, në mesin e të cilave Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë raportuar të paktën…