Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në NBA

16 qershor 2020 | 14:26

Rinisja e NBA-së nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Lajmet e orëve të fundit nga qyteti që ndodhet në Florida nuk janë aspak të mira.

Në “Orange County”, aty ku do të luhen ndeshjet e NBA-së, janë regjistruar 167 raste me “Covid-19” gjatë 24 orëve të fundit.

Në total, në këtë zonë janë konfirmuar gjatë kësaj jave 186 raste me koronavirus, ndërkohë që janë e kaluar ishin regjistruar vetëm 54 raste. Kjo ka krijuar jo pak panik te drejtuesit e NBA-së dhe skuadrat, që në mesin e korrikut do të shkojnë në Orlando, për të vijuar fazën përgatitore. NBA ka vendosur të kryejë teste çdo dy ditë, por frika sërish është e madhe tek klubet dhe lojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Avdullah…