Rritet numri i vizitorëve në hotele

08 shtator 2025 | 12:33

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik 2025.

Në korrik 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 481, prej tyre 34,40% ishin vendorë kurse 65,6% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin korrik të vitit 2024 (sa ishin 57 447 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 34,9%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 168 202, prej tyre 36,2% nga vendorët dhe 63,7% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 9 208 vizitorë dhe me 25 734 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të jashtëm, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2024), ka pasur rritje të tyre për 33,3%.

Në total 50 825 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, kanë mësuar kundërshtarët e raundit…