Kosova e Shqipëria në grupin e njëjtë parakualifikues në ‘Eurobasket 2029’

08 shtator 2025 | 12:20

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, kanë mësuar kundërshtarët e raundit të parë parakualifikues për Eurobasketin e vitit 2029. Të hënën është bërë tërheqja e shortit në Riga të Letonisë, ku është përcaktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit C parakualifikues, i cili përbëhet prej tri Kombëtareve.

Në këtë grup me Kosovën, janë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Sllovakisë, të cilat do të përballen me ndeshjet vajtje – ardhje. Kosova ishte në vazon e dytë, Shqipëria në të tretën kurse Sllovakia ishte pjesë e vazos së parë. Në short, gjithsej ishin 10 kombëtare të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore, ndërsa vetëm njëri prej tri grupeve përbëhet prej katër kombëtareve.

Raundi i parë i parakualifikimeve do të luhet në tri dritare, me ndeshjet e para që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti, pastaj të dytat në shkurt të vitit të ardhshëm dhe të tretat në periudhën qershor – korrik, po ashtu të vitit të ardhshëm. Datat e ndeshjeve do të përditësohen nga FIBA, ndërsa në rrethin e dytë kualifikues avancojnë tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.

 

May be an image of text that says "FIBA EUROBASKET 2029 PRE PRE-QUALIFIERS FIRST ROUND GROUP A GROUP B MKD GROUP c BUL IRL NOR LUX SVK KOS ARM AZE ALB"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që…