Rritet numri, mbi 1,400 viktima nga tërmeti në Venezuelë
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë ka arritur në të paktën 1,430 persona, sipas presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës po vazhdojnë punën pa ndërprerje për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ndërsa shumë persona ende rezultojnë të zhdukur, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, që goditën veriun e vendit të mërkurën, kanë lënë gjithashtu mijëra të plagosur dhe kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në infrastrukturë.
Autoritetet venezuelase kanë bërë të ditur se mbi 50,000 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa është aktivizuar edhe një linjë e posaçme telefonike për raportimin e rasteve dhe kërkimin e ndihmës.
Ndërkohë, një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur për fluturime, duke mundësuar uljen e avionëve amerikanë që po transportojnë ndihma humanitare për të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore.



