Rritja e tanishme ekonomike është nga burime të paqëndrueshme

16 prill 2019 | 08:21

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e tanishme ekonomike është nga burimet jo të qëndrueshme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në shumë raste bizneset përballen me padrejtësi nga sistemi gjyqësor. “Vetëm zhvillimi i sektorit privat garanton rritje të qëndrueshme ekonomike. Duke e ditur se rritja e tanishme ekonomike është nga burimet jo të qëndrueshme. Normalisht se është diaspora duke financuar konsumin dhe buxheti i shtetit duke financuar investimet publike si kontributdhënësi kryesor, që në periudhë afatmesme dhe afatgjatë nuk është rritje e qëndrueshme, e cila nuk krijon vende të punës, pavarësisht se kemi rritje ekonomike më të madhe sesa vendet e tjera në rajon”.

Rukiqi ka thënë se shumë ligje dhe projektligje të nevojshme që kanë të bëjnë me ekonominë presin me muaj në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka folur edhe për arsyen e ikjes së të rinjve.

Rukiqi ka theksuar se qytetarët e Kosovës në vazhdimësi kanë ikur për shkaqe politike dhe ekonomike.

Në këtë intervistë ai ka komentuar edhe zërat për mundësinë e daljes së Kosovës nga CEFTA.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim…