Rrobat e Amy Winehouse dalin në ankand

09 maj 2021 | 16:20

Prindërit e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, kanë bërë të ditur se do t’i hedhin në ankand disa prej rrobave të fundit të saj, në prag të dhjetëvjetorit të vdekjes. Familjarët e këngëtares së ndjerë bëjnë me dije se paratë që do të mblidhen nga shitja e tyre do të dhurohen për bamirësi.

Në muajin Qershor bëhen plot 10 vjet nga vdekja tragjike e njërës prej këngëtarëve me të kërkuara në botë.

Babai i saj Mitch, duke folur për dhimbjen që ndjenë sa herë i sheh rrobat e të bijës e cila nuk jeton më ka thënë se “sa herë afrohen përvjetorët e vdekjes së Amyt, me dhimbje të madhe i shikojmë rrobat e saj të vendosura në dollap, prandaj kemi vendosur t’i hedhim në ankand”.

Në mesin e rrobave që do të dalin në ankand  përfshihen edhe një fustan të cilin Amy e kishte veshur në Brit Awards të vitit 2007 dhe po ashtu një çantë Moschino e cila kap vlerën e 14,000 Paund. Amy u gjet  pa shenja jete  në krevatin e saj, më 23 Qershor 2011, në moshën 27-vjeçare, nga konsumimi i tepërt i alkoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez u shfaq  rrëzëllitëse në "Instagram" teksa pozoi së…