RROZHRK shënoi ditën ndërkombëtare të gruas rurale si dhe ditën botërore të Ushqimit

19 tetor 2021 | 16:03

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale (15 tetor) dhe Ditës Botërore të Ushqimit (16 tetor), Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës i shënoi këto dy data përmes një eventi të përbashkët të organizuar pikërisht me 16 Tetor.

Bërthama e diskutimeve ishte pozita e gruas në aspektin socio-ekonomik në vend duke vënë në pah kontributin e saj në komunitetin rural dhe sigurimin e ushqimit, për të mos anashkaluar edhe sfidat që ajo has në vlerësimin dhe promovimin e punës së saj, ndër tjerash si rrjedhojë e politikave jo gjithëpërfshirëse gjinore. Panelistë të këtij eventi ishin: Znj. Anneli Leina- We Effect Europe, Znj. Shykran Berisha- Asociacioni i Gruas ‘Feminae’ si dhe Znj. Edisona Franca – RROZHRK.

Eventi filloj me fjalën përshëndetëse te znj. Leina e cila vuri ne theks qe fuqizimi i grave rurale është vendimtar për prosperitetin e komuniteteve rurale. Andaj sipas saj duhet të përqendrohemi në barazinë gjinore sepse kur gratë rurale janë në gjendje të zotërojnë tokën bujqësore, të fitojnë dhe të kontrollojnë të ardhurat e tyre, siguria ushqimore forcohet dhe krijohen efekte pozitive në mënyrë zingjirore për familjet, komunitetet dhe shoqëritë e tyre.

Znj. Berisha prezantoj punën e grave fermerë, anëtare të shoqatës së saj që kanë bërë ndër vite, duke potencuar që puna e gruas duhet të gjejë një përkrahje më të madhe në të gjitha strukturat dhe mekanizmat shtetëror.

Panelin e diskutimit e përmbyllën shpalosja e punës së RROZHRK në integrimin e komponentë gjinore në strukturat e saj dhe avokimin në politikat gjithëpërfshirëse gjinore që rrjeti po bën, si dhe prezantimi i konkluzioneve nga Dialogu i Samitit të Sistemeve Ushqimore organizuar nga INDEP, ngjarje në të cilën mori pjesë dhe përfaqësuesi i RROZHRK-së.

I gjithë eventi u përmbyll me ekspozim të veshjeve kombëtare si dhe me drekë e ekspozim të  ushqimeve tradicionale të përgatitura dhe siguruar nga gratë nga zonat rurale.

RROZHRK në mënyrë proaktive angazhohet që përmes aktiviteteve të saj të avokoj për politika gjithëpërfshirëse në të gjitha sferat, specifikisht për politika më favorizuese për gratë e viseve rurale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique tregohet më i sinqertë se…