Pique: Gjyqtarët japin më shumë faulle në favor të Barçës dhe Realit

19 tetor 2021 | 16:00

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique tregohet më i sinqertë se sa duhet në një prononcim të dhënë së fundmi për kanalin e Twitter të Ibai Llanos.

“Barcelona dhe Real Madrid janë dy klubet që marrin më shumë faulle në favor. Tani mund të them se është edhe Atletico. Me gjithë respektin që kam për klubet e tjera nuk mund të krahasohen me ato për titull. Unë kërkoj drejtësi, që vlen njëlloj për të gjithë, por kjo është e pamundur. Sigurisht, nuk mund të nervozohem, por në fund ne do të luftojmë për titull me klube si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Sevilla”, ka thënë qendërmbrojtësi i Barcelonës.

Kjo nuk është hera e parë që evidentohet fakti që klube të mëdha si Reali dhe Barcelona favorizohen nga gjyqtarët në episode të ndryshime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Zhegrova B.I. me numër unik identifikues 811113860 shpall të…