Rrufeja goditi stadiumin në Podujevë, rrënohet gjysma e objektit

12 janar 2021 | 11:21

Arena Sportive “Anuari” në Peran të Podujevës është goditur javën e kaluar nga rrufeja, me ç’rast është dëmtuar gjysma e objektit.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci, bashkë me ish-deputetin e Kuvendit, Fitim Haziri, kanë vizituar dje objektin ku kanë parë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt sportiv.

Për fat të mirë, edhe pse në momentin e goditjes në palestër kishte sportistë, askush nuk ka pësuar lëndime.

Drejtoresha Kutllovci ka bërë me dije se do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e përkrahjes financiar nga institucionet kompetente, që ky objekt sërish të funksionalizohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se…