Rruga e Golden Eagle Yllit drejt finales

07 maj 2021 | 15:49

Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ja disa fakte për klubin nga Theranda:

– Kjo është hera e parë që skuadra nga Theranda ndodhet në finale të “Play-offit”, edhe pse në vitet e fundit ka investuar mjaft në basketbollin e Kosovës.

– Ylli ende nuk e ka fituar titullin apo Kupën në Kosovë.

– Në çerekfinale të “Play-offit” mundën Bashkimin me serinë 2:1, edhe pse humbën ndeshjen e parë në shtëpi.

– Në gjysmëfinale, me pesë përballje dramatike, eliminuan Rahovecin 3:2. Takimin e fundit e fituan në “Mizahir Isma” me rezultat 72:85, me një seri prej 0:13 n dy minutat e fundit.

– Kampionatin e rregullt e përfunduan në vendin e tretë me 17 fitore dhe 11 humbje.

– Në kampionatin e rregullt kishte mbrojtjen më të mirë me 2152 pikë të pranuara apo 76.8 pikë për ndeshje.

– Ka katër basketbollistë të Përfaqësueses së Kosovës në skuadër, apo më së shumti në elitën e basketbollit: Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi.

– Ylli dhe Peja u ballafaquan në finale të Ligës Unike në Durrës, ku fituan therandasit 82:79. Ky ishte edicioni i parë i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

– MVP i Ligës Unike ishte zgjedhur Erjon Kastrati, basketbollist i Yllit.

– Triumfi në Ligën Unike ishte trofeu i parë për skuadrën nga Theranda.

– Ylli dhe Peja u përballën në finale të Kupës më 2020, ku fituan pejanët 79:64.

– Trajneri i Pejës ishte Adis Beciragic, tani trajner i Golden Eagle Yllit.

– Këtë edicion në elitën e basketbollit, këto dy skuadra u ballafaquan katër herë, ku tri herë fituan therandasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) pas realizimit të aksionit simbolik para Qeverisë…