PSD-ja pas aksionit para Qeverisë: Pushteti normalizon krimin në veri

07 maj 2021 | 15:46

Partia Socialdemokrate (PSD) pas realizimit të aksionit simbolik para Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se të enjten pushteti ka “normalizuar krimin në veri”, duke ndarë 11 milionë euro për të borxhit të energjisë elektrike.

Sipas PSD-së, kryeministri Albin Kurti është dorëzuar përball kompromisit final në negociata me Serbinë.

“Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë.  Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij. Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash. Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën sot. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes Vetëvendosje!”, është thënë në reagimin e PSD-së.

May be an image of one or more peopleMay be an image of outdoors

‘Gjakderdhje financiare’, PSD-ja i hedh ngjyrë objektit të Qeverisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë…