Zidane mund të bashkohet me Juven

07 maj 15:42

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë.

Që nga dita kur Zidane nisi aventurën e tij si trajner emri i francezit është lidhur gjithnjë me një kalim të mundshëm në Torino. As Zidane e as drejtuesit e Juves nuk e kanë fshehur kurrë një dëshirë të tillë, kjo çështje ndizet edhe një herë pasi në Spanjë janë të sigurt se francezi do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Tre herë fituesi i Champions League në krye të Realit, Zidane përjetoi sezonin e tij më të vështirë në Madrid, shpesh duke qenë dhe në prag shkarkimi, pikërisht ky fakt ka bërë që francezi të bindet për ti dhënë fund bashkëpunimit me presidentin Perez. Zidane është nën kontratë me Realin deri në qershor 2022 por në çdo dalje publike ka deklaruar se në krye të Realit nuk e mban kontrata. Juventus gjithashtu ka vendosur që në fund të sezonit të ndryshojë sërish trajner, ky është edhe viti i fundit që janë të detyruar të paguajnë edhe pagën e Sarrit, 6.5 milion euro në sezon.

Andrea Agnelli është një admirues i madh i Zidane, edhe këtë herë do të tentojë ta bind për të marrë drejtimin e Juves, e ka bërë shpesh edhe në sezonet e fundit por pa sukses. Problemi më i madh është paga e tij, 12 milion euro kesh plus bonuse. Në Torino, Zidane do të gjente jo vetëm shumë miq por edhe beniamin e tij, C.Ronaldo, lojtar më të cilin pushtojë europën, për këtë arsye, këtë herë më shumë se kurrë, Zidane po mendon të pranojë ofertën e Agnellit. Në çdo rast, Juve e ka gati edhe planin B, Massimiliano Allegri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka realizuar një aksion simbolik…