Rruga “Qamil Hoxha” po transformohet, Përparim Rama: Nuk ndalemi
05 nëntor 2025
| 19:41
Pas sheshit “Rexhep Luci”, në qendër të Prishtinës po transformohet edhe rruga “Qamil Hoxha”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se bizneset meritojnë hapësira moderne.
“Gastronomët dhe bizneset tona e mbajnë qytetin gjallë, me punë, energji dhe jetë në çdo lagje. Për ta, po krijojmë hapësira më funksionale dhe më të rregulluara. Rruga “Qamil Hoxha” së shpejti merr pamje të re”, ka shkruar Rama.
“Nuk ndalemi”, tha ai.



