Rruga “Rexhep Krasniqi” shtrohet në asfalt

12 gusht 2020 | 14:12

Pas tre muajve të rregullimit e të shtrimit me zhavor dhe rërë, më në fund sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Rexhep Krasniqi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Punimet e kësaj rruge janë shtyrë gjatë, në radhë të parë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Por, me rastin e fillimit të punëve, shumë banorë të kësaj lagje e të kësaj rruge shpeshherë kanë shprehur pakënaqësi edhe në media për kontraktonin dhe komunën si investitore për shkak të vonesës së rregullimit të rrugës dhe për shkak se shumë puseta të kanalizimit operatori ekonomik i kishte lënë hapur dhe pa shenja sinjalizuese saqë kishte ndodhur që në të të binte edhe veturë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai i…