Rrugët e komunës së Rahovecit janë të kalueshme

22 mars 2018 | 12:42

Bora që ka rënë gjatë ditës së mërkurë dhe që po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme nuk ka paraqitur problem në rrugët e Komunës së Rahovecit.

Në një njoftim të Komunë së Rahovecit bëhet me dije se rrugët janë duke u mirëmbajtur nga kompanitë e kontraktuara

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka bërë me dije se që nga orët e hershme të ditës së sotme makineria e operatorit ekonomik për largimin e borës është në terren, dhe deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për vështirësi në lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veç talentit të tij para një dekade e gjysmë, në…