Rubin: Jakup Krasniqi kërkoi dërgimin e trupave tokësore

15 shtator 2025 | 15:56

Gjatë dëshmisë së tij, ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka kujtuar një takim me Jakup Krasniqin në prill të vitit 1999, duke e përshkruar si një moment të vështirë për situatën e luftës në Kosovë.

Krasniqi kërkonte masa që nuk mund të zbatoheshin, si dërgimi i trupave tokësore në Kosovë, për t’u kujdesur për sigurinë e civilëve, ka thënë Rubin.

Sipas tij, presidenti amerikan, Bill Clinton, e kishte përjashtuar atëkohë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore.

“…sepse kjo do të thoshte se Clinton do të duhej të ndryshonte politikën e tij për të mos dërguar trupa tokësore”, ka thënë Rubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ka rinisur pas pushimit…