Rubin: Thaçi mendonte se kishte nevojë për Adem Demaçin që ta ndihmonte

16 shtator 2025 | 13:46

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin është duke vazhduar dëshminë në Hagë si dëshmitar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka treguar se si Thaçi kërkonte ndihmë nga Adem Demaçi.

“Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për Adem Demaçin që ta ndihmonte. Ai nuk ka thënë ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Ai donte të tregonte se çështjen e pavarësisë ta diskutojmë më vonë. Demaçi thoshte ose pavarësi ose le të vdesim. Z. Thaçi kishte nevojë që edhe Demaçi të thoshte ta shtyjmë. Prandaj, Demaçi ishte eprori i tij nga pikëpamja e vendimmarrjes, jo se ishte përgjegjës. Ai kishte nevojë për mbështetje ideologjike. Demaçi tha Albright ose pavarësi ose le të vdesim për të gjithë’, ka thënë Rubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para debutimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Xabi…