Rubin pyetet për akuzat e Dick Martyit: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre
16 shtator 2025
| 13:47
James Rubin, ish top-zyrtari amerikan që po dëshmon në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit, është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe çështja doli te origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara.
Prokurori kundërshtoi “relevancën” e referimit të akuzave të Dick Martyit, ish-senatorit zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim organesh.
Por, avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, insistoi sepse tha se kjo gjykatë është ngritur saktësisht për ato akuza të cilat përfunduan të papërfshira në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëv.
Avokati: A e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt?
Rubin: Besoj që kurrë s’doli asgjë nga ajo.



