Rubio bëhet viral, vishet si Nicolas Maduro
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi u shfaq në bordin e Air Force One i veshur me një kostum sportiv gri Nike Tech, i njëjti model që ishte bërë viral pas arrestimit të ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro në fillim të këtij viti.
Fotografia u publikua nga drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, i cili shkroi në platformën X: “Sekretari Rubio me Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”. Në imazh, Rubio shihet i mbështetur pranë derës së avionit presidencial gjatë udhëtimit drejt Kinës.
Pamja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u komentua gjerësisht nga mbështetës republikanë dhe figura pranë administratës amerikane. Shumë përdorues e lidhën menjëherë veshjen me atë që Maduro kishte veshur gjatë transferimit të tij në një burg federal amerikan pas arrestimit në Karakas më 3 janar.



