Rudina Hajdari krijon parti të re. Ja emri

20 prill 2019 | 15:28

Pothuajse tri dekada pasi babai i saj, Azem Hajdari themeloi të parën Parti Demokratike në Shqipëri, e bija e liderit të dhjetorit, Rudina Hajdari, vendos të themelojë partinë më të re në spektrin politik, të cilën ka vendosur ta pagëzojë me emrin “Bindja Demokratike”.

“Top Channel” ka mësuar se anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj.

Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për “Top Channel” se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen, pasi nismëtarët janë drejt përfundimit të mbledhjes së 3 000 firmave të duhura për regjistrimin si forcë politike në gjykatë.

Të premten në rrjetet sociale Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si vetëvrasje politike, por kur afatet po ngushtohen pritet për t’u parë nëse partia e Rudina Hajdarit do regjistrohet si parti politike në zgjedhje apo do të shfrytëzojë afatet e tjera të KQZ për futjen në garë me kandidatë të pavarurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, u…