Rugova e pranon se s’do të jetë më deputet

13 tetor 22:02

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë të ditur se nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Rugova ka thënë se megjithatë do të vazhdojë punën për LDK-në. “Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si anëtar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në…