Ruizi kërcënon Joshuan: Do t’i jap fund karrierës tënde në shkretëtirë

24 gusht 2019 | 14:15

Andy Ruiz e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se do t’ia përfundojë karrierën më rimeçin që do të zhvillohet në Arabinë Saudite në fund të këtij viti.

Meksikano-amerikani i ka befasuar të gjithë më 1 qershor duke e nokautuar Joshuan dy herë brenda përballjes, për ta përfunduar luftën në raundin e shtatë në “Madison Square Garden”.

Ruizi jo vetëm ia pati shkaktuar humbjen e parë Joshuas në karrierë, por edhe ia ka marrë tre titujt e kampionit të botës, “WBA”, “WBO” dhe “IBF”.

“Në luftën time të parë kam shkruar histori, u bëra i pari meksikano-amerikani që e fiton titullin e kampionit e peshave të rënda në botë”, ka shkruar numri një i boksit në botë.

“Jam i nderuar që Arabia Saudite më ka ftuar mua. Unë kam pranuar rimeçin me AJ dhe jam duke shikuar që t’i përfundoj karrierën në shkretëtirë. Mos e humbisni luftën”, ka deklaruar Ruizi.

Ruizi dhe Joshua do të përballen më 7 shtator në Arabinë Saudite në një arenë që ka kapacitetin e 12 mijë ulëseve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në…