Rukiqi apel bizneseve: Respektojini masat ose mund të ktheheni në pikën zero

08 qershor 2020 | 11:05

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje që bizneset t’i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë që pas shumë përpjekjeve që kemi bërë për të lejuar hapjen graduale të ekonomisë, gjithçka mund të kthehet në pikën zero.

“Kemi bërë shumë përpjekje dhe mund për të lejuar hapjen graduale të ekonomisë, por gjithçka mund të kthehet në pikën zero, nëse masat për të cilat jemi zotuar që do t’i respektojmë, nuk respektohen, sidomos në bizneset ku ka grumbullime dhe turma”, ka shkruar Rukiqi.

Ai ka thënë se bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta.

“Rregull mbi rregullat është kujdesi për veten dhe të tjerët, duke mbajtur distancën, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bërë dezinfektime të rregullta. Mospërhapja e virusit dhe shkuarja drejt përfundimit zyrtar të pandemisë na lejon të fokusohemi në pjesën e masave për rimëkëmbjen e ekonomisë. Sa më shpejt që kemi përfundim zyrtar të pandemisë, aq më e shpejtë do te jetë rimëkëmbja ekonomike”, është shprehur ai.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sasi e rekord prej 2,020 kilogramë kokainë është kapur…