Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

16 korrik 2020 | 15:27

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat.

Sipas Rukiqit, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi.

“Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi.

Sa per rikujtim:123 dite nga fillimi zyrtar i pandemise ne Kosove dhe deri sot:- Asnjera nga masat ne perkrahje te…

Publiée par Berat Rukiqi sur Jeudi 16 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…