Rukiqi kritikon qeverinë: Nuk e ka nisur asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë e vendit

05 shtator 2023 | 11:26

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka komentuar një infografikë të Lëvizjes Vetëvendosjes (LV) rreth investimeve të huaja direkte, të cilat sipas partisë në pushtet janë rritur.

Por, Rukiqi këtë vlerësim të LV-së e ka cilësuar si manipulim statistikor.

“Një tjetër manipulim statistikor dhe me infografikë nga zyra për propagandë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj radhe me shifrat e Investimeve te Huaja Direkte, duke krahasuar të dhënat e çerekut të parë të vitit 2022, me të dhënat e çerekut të parë të vitit 2023, pra duke i përdorur për krahasim muajt të cilët ju kanë konvenuar më shumë”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Më tutje, Rukiqi ka vlerësuar se pushteti aktual nuk e ka filluar asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

“Një qeverie, me performancën më të dobët në realizimin e investimeve kapitale, që nuk ka arritur të nis asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë e vendit, e për më shumë e ka përkeqësuar reitingun e Kosovës për investime të jashtme, duke prodhuar kriza te vazhdueshme, e vetmja rruge për të treguar ndonjë ‘sukses’, është tentativa për manipulim me statistika të paqëndrueshme dhe grafikone të hiperbolizuara”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka…