Rukiqi: Pakoja Emergjente të implementohet sa më shpejtë që të jetë e mundur

17 qershor 2020 | 12:32

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se Pakoja Emergjente e Qeverisë duhet që të implementohet sa më shpejtë që është e mundur dhe rishikimi i buxhetit të bëhet në afatet më të shpejta.

Sipas Rukiqit, shumica e bizneseve nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë sesa 50 për qind në krahasim me planifikimet e tyre apo edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rukiqi gjithashtu ka shtuar se për sektorët të cilët po përballen me rënie drastike të qarkullimit, duhet që t’iu mundësohet ri-programimi i kredive, të bazuara në aftësitë paguese që kanë.

Më poshtë postimi i plotë i Rukiqit në “Facebook”:

Pakoja emergjente, nëse mund të quhet emergjente, duhet të implementohet sa më shpejt që është e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet të bëhet në afatet më të shpejta. Gjithashtu për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë pagues që e kanë.

Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50 për qind në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku pesë për qind tkurrje ekonomike. Pakoja e rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një “kataklizem” i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra. (A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), pret që rënia e kërkesës…