Shpenzimi i mjeteve të 10-përqindëshit brenda vendit dhe ardhja e diasporës, infuzioni më i mirë për ekonominë

21 dhjetor 2020 | 19:49

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth tërheqjes së 10-përqindëshit, duke thënë se nëse mjetet shpenzohen brenda vendit do të ndihmojnë ekonominë.

Rukiqi ka thënë se shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është 170 milionë euro.

“170 milionë euro është shumë e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10 përqindëshit të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Rukiqi ka thënë se shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit dhe mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës janë padyshim infuzion më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar të hënën se një…