Rumennigge: Lewandowskin nuk e shesim as për 150 milionë

03 gusht 2018 | 12:16

Bayern Munchen nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Robert Lewandowskit.

Shefi ekzekutiv i kampionëve të Bundesligës, Karl-Heinz Rumennigge, është shumë i qartë kur pyetet rreth të ardhmes së sulmuesit polak.

“Jemi shumë të kënaqur me të dhe në rolin e tij janë të paktë lojtarët që mund të krahasohen me Lewandowskin. Ne nuk duam ta shesim dhe nuk ka rëndësi nëse dikush ofron 100 apo 150 milionë euro”, ka thënë Rumennigge, duke shtuar: “Roberti nuk do të largohet. Mund të them me siguri që ne nuk duam ta shesim. Ai po punon që të largohet nga këtu, por është gjë tjetër çfarë dëshiron ai dhe tjetër gjë çfarë duam ne. Jemi ne që vendosim. Ka kontratë të cilën do ta respektojë për aq kohë sa të jetë e mundur”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopezi nuk është vetëm këngëtare, por edhe një kërcimtare…