Rummenigge: Jamesi nuk rikthehet te Reali

23 korrik 2018 | 10:53

James Rodriguez nuk do të rikthehet në Real Madrid këtë verë pavarësisht prej raportimeve të medieve.

Lajmin e ka bërë me dije menaxheri i përgjithshëm i Bayern Munchenit, Karl Heinz Rummenigge.

“Shumë thashetheme vijnë nga Spanja të cilat nuk janë të vërteta. Situata e kontratës së lojtarit është njohur mirë nga të gjithë. James patjetër do të luajë me ne këtë sezon dhe unë pres që ai të luajë për Bayernin përtej kësaj”, ka thënë fillimisht Rummenigge.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë më parë Golden State Warriors tronditi merkaton në…