Rusët bombardojnë qytetin ukrainas, të paktën 6 civilë të vrarë

03 korrik 2022 | 15:55

Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dje 15 janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në Slovyansk, Ukrainë.

Zëdhënësja e Donetsk, Ova Ignatchenko, ka thënë për mediet ukrainase se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur si rezultat i bombardimeve.

Kramatorsk në jug të Slovianskut është gjithashtu nën sulme intensive  ruse, raporton BBC.

Slovyansk dhe Kramatorsk janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut që janë ende në duart e Ukrainës.

Më herët kryetari i bashkisë së Slovyansk, Vadym Lyakh, tha për mediet se në qytete kishte rreth 15 vatra zjarri nga bombardimet ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot…