Rusët djegin arat me grurë në Ukrainë

12 qershor 2022 | 19:41

Kriza ushqimore po kërcënon pjesën më të madhe të popullsisë së botës.

Në këtë skenar të tensionuar, Kievi akuzon  Rusinë për bombardimin e hambarëve të Ukrainës.

Ndërkohë, Kievi rrezikon të bllokojë  miliona tonë drithë në Ukrainë, për shkak të një “bllokimi” të porteve nga Rusia.

Ndër të tjera ukrainasit thonë se rusët po u djegin grurin nëpër ara.

Në lidhje me këtë Daily Mail ka publikuar video ku ushtarët ukrainas  spërkatin  të korrat e grurit me ujë për të shpëtuar grurin nga zjarri,

Ukraina, e njohur gjithashtu si hambari i Evropës, ka disa nga tokat më pjellore të kontinentit dhe furnizon me ushqim pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Bombat ndezëse, të cilat janë ndaluar nga një traktat i OKB-së i nënshkruar nga Rusia, Ukraina dhe 123 vende të tjera , janë përdorur në mënyrë të përsëritur nga forcat e Putinit që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Konventa për disa armë konvencionale ndalon përdorimin e llojeve të caktuara të armëve që konsiderohen se shkaktojnë vuajtje të panevojshme ose të pajustifikuara për luftëtarët ose prekin pa dallim civilët.

Përmbajtja e ndezshme e këtyre bombave digjet në 2200C dhe ndez zjarre që janë të vështira për t’u shuar.

Ato prodhojnë substancën më të nxehtë antropogjene dhe mund të djegin mishin e njeriut deri në kocka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 do të…