Rusët kryen krim lufte duke përdorur bombën me vakum, reagon zëdhënësi i Putinit

01 mars 2022 | 12:00

Sanksionet e Perëndimit nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, kanë thënë sot nga Rusia, raporton “The Guardian”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se derisa negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit kanë nisur, nuk ka plane për bisedime midis presidentëve të të dy vendeve.

Peskovi ka hedhur poshtë akuzat për sulme nga Rusia ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave me vakum si të pavërteta, raporton “Reuters”.

Akuzat për këtë kanë ardhur nga ambasadorja e Ukrainës në ShBA, Oksana Markarova.

Ai nuk ka pranuar të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e ka përshkruar si operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.

Po ashtu, Peskovi  nuk ka pranuar të komentojë nëse Kremlini e konsideron kryeqytetin e Ukrainës “nën kontrollin e nazistëve”, duke sugjeruar që këto pyetje t’i drejtohen ushtrisë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Steven Seagal ka komentuar pushtimin rus ndaj Ukrainës. Aktori i…