Rusët po i bartin kufomat e ushtarëve të vrarë në Ukrainë natën dhe tinëz

19 mars 2022 | 17:51

Kufomat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po zhvendosen nga Bjellorusia në Rusi me tren dhe aeroplanë brenda natës për të mos tërhequr vëmendjen.

Videoja e postuar nga Radio Evropa e Lirë tregon ambulancat ushtarake që kalojnë nëpër qytetin bjellorus të Homel në fillim të marsit, me punonjësit në spitalin klinik të rajonit që pretendojnë se më shumë se 2,500 trupa tashmë janë dërguar në Rusi që nga 13 marsi.

Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14,000 trupa të Kremlinit janë vrarë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, ndërsa një vlerësim i inteligjencës amerikane e ka vendosur numrin në rreth 7,000. Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se më pak se 500 ushtarë janë vrarë.

Tani stafi mjekësor bjellorus në Homel, në Bjellorusinë juglindore, ka përshkruar morgjet ‘të tejmbushura’, me një banor të qytetit Mazyr që pohon: ‘Pasagjerët në stacionin e trenit Mazyr u tronditën nga numri i kufomave që po ngarkoheshin në tren. Pasi njerëzit filluan të xhirojnë video, ushtria i kapi dhe i urdhëroi ta hiqnin atë’, shkruan DailyMail.

Një mjek në spitalin kryesor të qytetit të Mazyrit paralajmëroi: Nuk ka mjaft kirurgë. Më herët kufomat janë transportuar me autoambulanca dhe janë ngarkuar në trenat rusë. Pasi dikush bëri një video në lidhje me të dhe u fut në internet, trupat u ngarkuan natën për të mos tërhequr vëmendjen.

Një banor i cili u trajtua në spital tha: Ka kaq shumë rusë të plagosur atje – është thjesht një tmerr. I shpërfytyruar tmerrësisht. Është e pamundur të dëgjosh ankimet e tyre në të gjithë spitalin.

Një tjetër mjek përshkroi shqetësimin në rritje midis vendasve se mund të kishte mungesë të ilaçeve të përditshme dhe të ‘problemeve me ilaçet kundër tetanozit e cila është një sëmundje e zakonshme që prek ushtarët që vuajnë nga plagët e predhave dhe plumbave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vladimir Putin vitet e fundit ka qenë si një tregtar…