Rusia bombardon Kievin dhe shumë qytete të tjera

31 tetor 2022 | 13:23

Rusia ka nisur një sulm me raketa në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit.

Të paktën dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nëse ka humbje jete dhe të lënduar.

Autoritetet në Kharkiv raportuan se objektiv i sulmit të fundit të Rusisë ishin objektet kritike të infrastrukturës.

Sulmet vijnë në një kohë pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Barack Obama është pjesë e një grupi, që…