Rusia bombardon qytetin e vet

21 prill 2023 | 10:46

Rusia aksidentalisht ka bombarduar qytetin e saj të Belgorodit dhe tani kanë dalë pamjet e shpërthimit të bombës në zonë.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.

Bombardimi i qytetit ishte bërë nga një aeroplan luftarak SU-34, kur aksidentalisht shkarkoi mjete aeroplani.

Mediumi Nexta ka publikuar një video që tregon shpërthimin e bombës ajrore në qytetin rus Belgorod.

Në këtë aksident mbetën të plagosura dy gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e dinte presidenti rus Vladimir Putin se çfarë po bënte…