Rusia e konfirmon: Anija luftarake “Moskva” është fundosur në Detin e Zi

14 prill 2022 | 22:39

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se anija luftarake “Moskva” është fundosur në Detin e Zi, raporton Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria.

Kjo ministri ka theksuar se në anijën “Moskva” shpërtheu një zjarr.

Ndërkaq Ukraina ka njoftuar se ishin robotët e tyre “Neptun” që fundosën anijen ruse.

Sipas ekspertëve, anija “Moskva” është anija më e rëndësishme në flotën ruse të Detit të Zi.

(Sh. Rexhaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Politik"Afrim Zhitia" lëshon komunikatë për mjetet e informimit publik…