Rusia e liron nga burgu një ish-kryetar të dënuar për të luftuar në Ukrainë

14 janar 2024 | 14:17

Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk, i cili më 2023 është dënuar me 12 vjet burgim për marrje të ryshfetit  është liruar nga burgu për të shërbyer në ushtrinë ruse në Ukrainë.

Avokati i tij, Alexander Kitaev, ka thënë të dielën se tani për tani nuk dihet vendndodhja e Gumenyuk, pasi ai ka nënshkruar kontratë me ushtrinë ruse në fund të vitit të kaluar.

Ai ka shpjeguar se klienti i tij duhet të kryejë stërvitje ushtarake së pari.

Gumenyuk nuk është ish-zyrtari i parë rus i dënuar që lirohet nga burgu për të luftuar në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ish-zëvendësguvernatori i rajonit Kakasia, Sergei Novikov, dhe ish-kryetari i qytetit Bolshoi Kamen, Rustyam Abushayev, të dy të dënuar për korrupsion janë liruar më parë për të shërbyer në luftën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
51 pikë nga 17 ndeshje, 59 gola të shënuar dhe…