Rusia ia dorëzon Ukrainës rreth 40 të burgosur, prej tyre 28 ushtarë

06 maj 2022 | 21:32

Rusia ia ka dorëzuar Ukrainës 41 të burgosur lufte si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, duke përfshirë 28 anëtarë të ushtrisë, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Vereschuk shtoi se ishte “veçanërisht kënaqësi” që një udhëheqës fetar nga Kisha Ortodokse e Ukrainës ishte midis tyre që u kthyen.

Sidoqoftë, nuk u bë e ditur se sa të burgosur lufte ishin kthyer në Rusi si pjesë e këtij shkëmbimi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar për evakuime të mëtejshme të ukrainasve nga fabrika e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se një autobus i dytë evakuimi me 13 civilë në bord, duke përfshirë një fëmijë, është larguar nga kompleksi.

Pak më herët u raportua gjithashtu për një grup prej 12 civilësh që thuhet se ishin larguar nga uzina.

Operacioni është pjesë e një përpjekjeje të tretë evakuimi nga OKB-ja dhe Kryqi i Kuq për të siguruar kalim të sigurt për rreth 200 civilë të bllokuar në zonën masive industriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre pikë me përmbysje për Interin, që fitoi me rezultatin…