Rusia krijon prani të përhershme në bazat në Siri

26 dhjetor 2017 | 12:46

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se Rusia ka filluar krijimin e pranisë së përhershme në dy baza të veta ushtarake në Siri.Një bazë e këtillë është kapaciteti i marinës ruse në Tartus dhe tjetra është në një bazë ajrore ruse afër qytetit Latakia.

Shoigu ka thënë sot se presidenti Vladimir Putin, e ka “miratuar strukturën e personelit në dy baza kryesore” gjatë javës së kaluar dhe Rusia “ka filluar formimin e pranisë së grupit të vazhdueshëm të forcave atje”.

Njëherësh, Këshilli i Federatës Ruse sot e ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Moskës dhe qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për forcat e Rusisë në bazën detare në Tartus. Kjo marrëveshje është nënshkruar më 16 dhjetor në Damask.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e lavdisë po vijnë. Kështu e nis artikullin “The…